Ramos i pasigurt rreth të ardhmes së Ronaldos në Madrid

08:16 | 15 Nëntor 2017
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka refuzuar të flas rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos duke thënë se nuk ka ide se ku mund të përfundoj ylli portugez.

Ronaldo është duke u përfolur për largim nga kampioni në La Liga pavarësisht se ka kontratë deri në mes të vitit 2021, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur rreth të ardhmes së sulmuesit pas miqësores 3 me 3 të Spanjës ndaj Rusisë, Ramos ka thënë se nuk e kishte idenë.

“Cristiano po largohet? Pyetni atë, nuk di asgjë për këto gjëra”, u tha mbrojtësi gazetarëve.

Madridi rikthehet në aksion në derbin kundër Atleticos të shtunën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme