Australianët i thonë “po” martesave të gjinisë së njejtë

00:52 | 15 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Australianët kanë votuar në favor të legalizimit të martesës së të njejtit seks.

Votimi ka nxjerrë në pah se 61.6 përqind e njerëzve preferojnë lejimin e martesave të së njejtit seks, tha Byroja Kombëtare e Statistikave Australiane, transmeton portali arbresh.info

Më shumë se 12.7 milionë njerëz, rreth 79.5 përqind e popullsisë morrën pjesë në anketën postare që zgjati rreth tetë javë.

Kryeministri Malcolm Turnbull tha se rezultati “i madh” do të thotë se qeveria e tij do të synojë të ndryshojë ligjin në Parlament para Krishlindjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme