Google ADS

Jep dorëheqje kryetari i nëndegës së PDK-së në Kamenicë në lagjen ‘Çamëria’

22:26 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pas njoftimit nga kandidati i VV-së, Qëndron Kastrati për arsyen e mospjesëmarrjes më në debate me kundërkandidatin e tij Shaip Surdullin, kanë reaguar edhe anëtarë të partisë së PDK-së.

Kryetari i nëndekës së PDK-së së Lagjës Çamëria, Milaim Limoni ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebok ka thënë se për shkak të fushatës njolluese të figurës së veprimtarin Isa Kastrati, nga ana e LDK-së ai jep këtë dorëheqje të parevokueshme.

Statusi i plotë:

Që nga sot Jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i Nëndegës së PDK – së Lagjes Çamëria dhe Anëtarit të kryesisë së Degës nga PDK.
Për shkak se PDK në Kamenicë në krye me Kryetarin e Degës Emin Krasniqi dhe një pjese të kryesisë, bëri koalicion për interesa të ngushta klanore me kryetarin e LDK-së Shaip Surdulli në Komunën e Kamenicës, të cilët njëherit edhe janë bashkuar fushatës njolluese të figurës së veprimtarit të shquar, njëherit edhe Hero i Kosovës, ishbashkëluftëtarit tonë ISA KASTRATI, andaj largohem nga Kryesia e Degës së PDK-së në Kamenicë dhe ftojë gjithë anëtarësinë e PDK-së që ti ndëshkoj këto veprime të ultëta të një grupi të njerëzve që nuk zgjedhin mënyra dhe forma vetëm për të ardhur në pushtet, që po e turpërojnë Kamenicen.
Gjithashtu ftojë dhe veteranët e familjet e dëshmorëve të luftës së UÇK – së që me votën e tyre të ndëshkojnë këta individ të partive të bashkuar rreth këtij koalicioni shantazhues e propangandues ndaj vlerave të luftës së UÇK-së.
Me respekt:
Milaim Limoni

23634868_10207701661539018_1984252353_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme