Siria i bën thirrje SHBA-ve të tërheqë trupat e saj

22:04 | 14 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Siria i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërheqin forcat e saj ushtarake nga vendi, pasi lufta kundër Shtetit Islamik është pothujase e përfunduar.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme, e transmetuar nga mediat shtetërore, thotë se prania e trupave “nuk detyron zgjidhje politike për konfliktin”, transmeton portali arbresh.info

Komentet nga zyrtarët sirianë kanë ardhur pasi sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Jim Mattis tha se “ushtarët amerikanë nuk do të tërhiqen” përpara se procesi politik i mbeshtetur nga OKB  të jap rezultat.

Trupat dhe këshilltarët e SHBA-ve po mbështesin forcat demokratike siriane të udhëhequra nga kurdët në luftën kundër ISIS-it.

Zyrtarët kurdë kërkojnë që trupat amerikanë të vazhdojnë të qëndrojnë në vend, në mënyrë që të ndihmojnë në parandalimin e përplasjeve me forcat pro-qeveritare, të cilat gjithashtu luftojnë kundër ISIS-it.

Zyrtarët e SHBA-ve thonë se po mbajnë kontakte me homologët e tyre rusë për të siguruar që asnjë fërkim nuk do të ndodh mes dy forcave. Rusia vazhdon të mbetet një ndër aleatët kryesorë të Presidentit sirian, Bashar al-Assad./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme