Kryeministri i Libanit thotë se do të kthehet në atdhe brenda 2 ditësh

20:49 | 14 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, i cili e zhyti vendin në krizë me dorëheqjen e tij të papritur gjatë një udhëtimi për në Arabinë Saudite, përmes një postimi në Twitter ka theksuar se do të kthehet në atdhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Libanit gjatë një udhëtimi në Paris, tha se vendi i tij mund të përdorë të drejtën ndërkombëtare për të përcaktuar gjendjen e Haririt, duke sugjeruar se po mbahet kundër vullnetit të tij në Arabinë Saudite, transmeton portali arbresh.info

Kjo ishte cicërima e parë e Haririt që kur ai njoftoi për dorëheqje me 4 nëntor.

Dorëheqja erdhi mes tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Javën e kaluar Arabia Saudite u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen “menjëherë” nga Libani, duke ngritur frikën e përshkallëzimit të mëtejshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme