Sergio Aguero humb vetëdijen, dërgohet me nxitim në spital

21:07 | 14 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sergio Aguero është dërguar në spital pasi i ka rënë të fikët pas disfatës 4 me 2 të Argjentinës ndaj Nigerisë në Brasnodar të Rusisë.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka shënuar golin e dytë duke i krijuar një epërsi prej 2 me 0 në pjesën e parë skuadrës së tij, por Alex Iwobi i Arsenali realizoi dy gola të njëpasnjëshme duke rikthyer në lojë Nigerinë, transmeton portali arbresh.info.

Auguero riktheu vetëdijen në spital, ku vazhdon të qëndroj për testime.

Sulmuesi nuk arriti të rikthehet për të luajtur në pjesën e dytë dhe u zëvendësua nga sulmuesi i Boca Juniors, Dario Benedetto.

Aguero dukej në formë të mirë para se të ndodhte e gjithë kjo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme