Google ADS

Tërmeti Irak-Iran, Rohuani zotohet të “gjej fajtorët” për ndërtimet e dobëta

20:14 | 14 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është zotuar të “gjej fajtorët” përgjegjës për ndërtimet që u shkatërruan në një tërmet me magnitudë 7.3.

Ai sugjeroi që ndërtesat e ndërtuara nga qeveria kishin kollapsitur, ndërsa ato që ishin ndërtuar në mënyrë private mbetën në këmbë, transmeton portali arbresh.info

Tërmeti që goditi zonën la të vdekur më shumë se 400 persona dhe mbi 8 mijë të plagosur.

Qeveria po përpiqet të jep ndihmë në provincën Kermanshah në perëndim të vendit, ku qindra shtëpi u shkatërruan dhe shumë njerëz kaluan natën në të ftohtë.

Presidenti Rouhani ka vizituar zonën e prekur nga tërmeti dhe ka shpallur të martën ditë të zie kombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme