Kandidati i VV-së për Prishtinën, Shpend Ahmeti në tubimin me qytetarë në lagjen Kodra e Trimave ka thënë se do të kujdesen që në kompanitë që krijohen të ketë të punësuar të familjeve që skano asnjë.
“Do të ketë më shumë të punësuar në këtë pjesë. Do të ketë më shumë transport publik. Pensionerët me autobusët e rinj 3 i kanë falë. Do të bëhet kthimi i tregut të makinave, çerdhja më e madhe, qendra sportive, shtrimi i rrugëve e shumë të tjera”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në këtë garë kanë bashkuar forcat me AKR-në.
“Qe dy vite e gjysmë jemi në koalicion me AKR-në. Kemi bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe kur e kam par programin e Selimit në fushatë sa ishim me kandidatët tjerë, sado që na sulmonin tjerët neve na u kanë dashur vetëm dy takime që të dakordohemi që programet tona janë në përputhje dhe që ta dërgojmë bashk qytetin përpara”, ka thënë ai.
Ahmeti ka theksuar se do të arrijnë që me programin e përbashkët ti bibndin votuesit ti votojnë.
“Mos e merrni ëktë punë me relaksim, duhet ta merrni gjithë familjen dhe tu thoni që ta ushtrojnë të drejtën e tyre familjare. Thirrni të gjithë ata që i njihni që kanë mbështetur subjektet tona që të dalin të votojnë. Është e rëndësishme mobilizimi i votuesve. Ne edhe në Kodrën e Trimave nëse i marrim dy subjektet kemi dal mirë andaj ju lus që të punoni me gjithë ata që kanë votuar për neve”, ka thënë ai./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?