Google ADS

Yjet e Real Madridit dëshirojnë të shitet Cristiano Ronaldo

18:45 | 14 Nëntor 2017
Arbresh Info

Yjet e Real Madridit dëshirojnë që Cristiano Ronaldo të shitet nga klubi.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka nisur sezonin në La Liga në një formë aspak të mirë, transmeton portali arbresh.info. Gjiganti spanjoll tashmë qëndron me tetë pikë prapa rivalit të përbetuar, Barcelonës, pas vetëm 11 ndeshjeve.

Lionel Messi me bashkëlojtarët e tyre kanë fituar 10 ndeshje dhe kanë barazuar vetëm një deri tani në La Liga.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka pasur vështirësi të shumta në kampionatin spanjoll pasi 32 vjeçari ka shënuar vetëm një herë brenda shtatë paraqitjeve në La Liga. Dhe, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, një numër i madh i lojtarëve të Real Madridit janë të mërzitur me reprezentuesin portugez.

Ata pretendojnë që Isco, Dani Carvajal, Marco Asensio, Dani Ceballos dhe Nacho dëshirojnë që Cristiano Ronaldo të largohet nga Santiago Bernabeu.

Yjet e Real Madridi besojnë që Zindane dhe presidenti Florentino Perez duhet të shes Ronaldon për të mirën e skuadrës.

Ronaldo, i cili ka shënuar gjashtë herë brenda katër ndeshjeve në Ligë të Kampionëve këtë sezon, ka qenë i lidhur me rikthimin në Manchester United gjatë muajve të fundit.

Real Madridi rikthehet në aksion këtë vikend, ku kampioni i La Ligas udhëton për përballjen ndaj Atletico Madridit.

Fitorja e Realit ndaj Atleticos në Wanda Metropolitano mund të ngushtoj distancën në pesë pikë ndaj Barcelonës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme