Kandidati i VV-së për Prishtinën, Shpend Ahmeti në tubimin me qytetarë në lagjen Kodra e Trimave ka thënë se janë dy opsione për qeverisje.
“Njëri opsion është vazhdimi i reformës, ta ndalim të keqën, korrupsionin, ndërtimet pa leje, hajnin, ta dyfishojmë numrin e çerdheve, do të shtrojmë rrugë e rrugica, do të zgjerojmë ndriqmin në gjithë komunën e Prishtinës, do të rregullojmë infrastrukturën shëndetësore, do të jemi transparent ku do të dixhitalizojmë administratën. Flasim për këto pa u frikësuar nga askush sepse paratë publike i kemi kursyer. 700 mijë euro i kemi kursyer në naftë në vetura të komunës ku sot me ato ofrojmë ushqim për fëmijët prej klasës së parë deri ën të pestën”, ka thënë ai.
Ahmeti ka thënë se kanë dëshmuar se shëndetësia publike mund të funksionoj.
“Nuk keni nevojë të shkoni në privat sepse kemi rregulluar qendrat e mjeksisë familjare ku shërbimet mund t’i merrni falas. Tani ka ardhur koha të vazhdojmë në 4 vitet e ardhshme duke shtuar projektet. Duam ta [pastrojmë qytetin nga mbeturinat, të ndërtojmë parqe të reja, ku në Kodren e Trimave do të vije parku rekreativo-sportiv në vitin 2018”, ka thënë ai.
Sipas tij do të vazhdojnë të bëjnë zgjidhje për problemet e qytetarëve përfshirë pronën.
“Qytetarët e Kodrës së Trimave ende nuk mund ti regjistrojnë shtëpitë e tyre pasi që prona është e regjistruar si e komunës. Ne do t’ua mundësojmë një gjë të tillë që ata të legalizojnë shtëpitë e tyre. Planin rregullativ ku gjendet edhe shkolla Asim Vokshi e kemi kryer edhe pse na është kthyer si i jashtligjshëm, mirëpo në mbledhjen e ardhshme do ta nënshkruajmë dhe ky plan do t’u mundësoj qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre për ndërtim që edhe Kodra e Trimave të jetë e barabartë me pjesët tjera të qytetit”, ka thënë ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...