Google ADS

Tanin: Marrëdhëna mes Beogradit e Prishtinës ka potencial të evoluojë përtej bllokimit të pafat dhe të gjatë

18:08 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin ka thënë se hendeku më i madh aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë, është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në fjalimin e mbajtur sot në seancën e zakonshme të raportimit para Këshillit të Sigurisë në OKB, Tanin është shprehur optimist se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të zhbllokohet, dhe ky proces të përfundoi më shpejtë se sa mendohet.

“Një proces i qëndrueshëm i paqes nuk duhet të pengohet nga mosveprimet e thjeshta. Gjendja e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka potencial të evoluojë përtej bllokimit të pafat dhe të gjatë”, ka thënë Tanin në KS të OKB-së.

Shefi i UNMIK-ut ka shprehur pakënaqësi për moszbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE, zbatimi teknik kërkon një angazhim më kuptimplotë nga të dyja palët. Hendeku më i dukshëm është mungesa e përparimit drejt zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit, të miratuar, të Komunave me Shumicë Serbe”, deklaroi Tanin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme