Google ADS

Ronaldinho: Dua që Coutinho t’i bashkohet Barcelonës

17:56 | 14 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ronaldinho është duke mbështetur transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinhos, te Barcelona.

Ambasadori i Barcelonës thotë se stili i lojës së Coutinhos i përshtatet shumë sistemit të Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

“Do të isha shumë i lumtur të shoh një lojtar aq të talentuar duke veshur fanellën që unë kam veshur për shumë vite”, ka thënë Ronaldinho.

“Besoj që mënyra se si ai luan i përshtatet shumë Barcelonës dhe do të isha shumë i kënaqur për të parë një lojtar aq të talentuar duke veshur fanellën”

“Më pëlqen mënyra që Coutinho luan dhe lloji i futbollit që ai ofron. Këto lloj kualitete shpresoj t’i ndihmojnë Brazilit për të fituar Kampionatin e ardhshëm Botëror”

Coutinho, i cili ka shënuar katër gola brenda pesë ndeshjeve të fundit,  ishte subjekt i tri ofertave verore të dështuara nga Barcelona./arbresh.info/

Të ngjashme