Lista Serbe ka ngrirë çdo formë të komunikimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Me këtë vendim, ky subjekt politik, që përfaqëson serbët e Kosovës në institucionet qendrore dhe lokale, e ka njoftuar Thaçin me anë të një letre.
Dërgimin e letrës në adresë të presidentit, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, shefi i zyrës për bashkëpunim me mediat, Igor Simiq.
Në letër thuhet se politika e presidentit, Hashim Thaçi në raport me pozitën dhe të drejtat e serbëve të Kosovës, është kundër-kushtetuese, jo e drejtë dhe e dëmshme për popullin serb.
Lista Serbe proteston për faktin se Thaçi, siç thuhet, “nuk ka bërë asgjë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, edhe pse është nënshkrues i saj”.
Aty përmendet sidomos mungesa e angazhimit të Thaçit në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Po ashtu, ndikimi i Thaçit, sipas Listës Serbe, është vërejtur edhe në zgjedhjet lokale në Partesh, ku ai thuhet se ka punuar në dëm të interesave të këtij subjekti politik, duke angazhuar edhe “agjentë” për arritjen e qëllimit.
“Me ndihmën e bashkëpunëtorit tuaj, Elmi Reçica dhe strukturave ende jo të shuara të ShIK-ut, po punoni në rrëzimin e një përfaqësuesi legjitim të Listës Serbe, me qëllim që të sillni të dërguarin tuaj në krye të komunës, Nenad Cvetkoviq”, thuhet në letrën e Listës Serbe.
Po ashtu, kjo Listë shpreh pakënaqësinë e saj edhe me, siç thuhet, parregullësitë tjera rreth përdorimit të gjuhës serbe dhe gjuhëve të komuniteteve tjera pakicë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Në fund, Lista Serbe bën me dije se komunikimi me Presidentin e Kosovës mund të rivendoset atëherë kur Thaçi të ndalë, siç thuhet, “praktikën e tillë të ndëhyrjeve”
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?