Ministri Beqaj takohet me ambasadorin e Zvicrës, Jean Hubert Lebet, bisedojnë për zhvillim konomik

15:18 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, shkruan arbresh.info.

Qëllimi i takimit ishte përmirësimi imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes promovimit të bizneseve, si ambasadorë më të mirë të vendit, si dhe shkëmbimi i përvojave, trajnimet dhe konsulenca.

Ministri Beqaj me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik.

Ambasadori Lebet u shpreh i lumtur për themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të fokusimit tek sektori privat dhe ndërmarrësia.

Ministri Beqaj dhe ambasadori Lebet u dakorduan për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta drejt zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit, promovimit të eksporteve, rritjen e kapaciteteve dhe konkurrueshmërinë në sektorin privat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme