Kryetari i Mitrovicës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka bërë sot përurimin e liqenit artificial në luginën e Ibrit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, deputeti Labinot Tahiri, si dhe zëvendës-ministrat Rejhan Vuniqi, Fatmir Matoshi e Besnik Beka.
Në fjalën e tij para bashkëqytetarëve, Bahtiri tregoi se si i gjithë projekti është realizuar pas një pune të madhe dhe me përkushtim. “Ky liqen i bukur është rezultat i punës tonë dinjitoze. Këtu kemi mbjellur edhe 1200 drunj, ndërsa 2.7 hekatarë do të shfryetëzohen për pishina te mbyllura olimpike dhe shëtitore”, ka treguar Kryetari i Mitrovicës.
Përgëzime për punën dinjitoze në liqenin artificial pati edhe nga Presidenti Pacolli, i cili tha se puna në Mitrovicë do të vazhdojë edhe më tutje. “Ky është edhe një sukses tjetër i madh i kryetarit Bahtiri, por kjo nuk mbaron me kaq. Agim Bahtiri do të zbatojë edhe shumë projekte gjigante si kjo. Ai e ka vullnetin, zotësinë dhe krahun për ta sfiduar të ardhmen”, tha Presidenti Pacolli duke përshëndetur iniciativën e madhështore të kryetarit Bahtiri.
Me një fjalë rasti Kryetarin Bahtiri e përgëzuan edhe ministrja Reshitaj dhe deputeti Tahiri, të cilët ju bënë thirrje qytetarëve që ta frekuentojnë këtë pjesë të Mitrovicës e cila tashmë ka potencial të shndërrimit në zonë turistike.
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...