Anthony Joshua beson se viti 2018 do të jetë kur ai do të definojë emrin e tij si boksieri më i mirë në histori të botës.
Kampioni i WBA dhe IBF i ka vë vetës synim që të bëhët më i mirë në katergorinë e peshave të rënda duke mposhtur kampionin e WBC-së dhe WBO, Deotany Wilder.
Po ashtu është e mundur që të zhvillohet edhe një meç me ish kampionin Tyson Fury dhe Joshua e ndjenë se viti 2018 mund të jetë kulminacioni i karreierës së tij, transmeton arbresh.info.
“Kanë kaluar katër vite duke dëgjuar se çfarë njerëzit dëshirojnë dhe ata dëshirojnë që të shohin se kush është mbreti i kategorisë së peshave të rënda”, tha Joshua për Dubai Eye 103.8.
“Unë do të ballafaqohem me të gjitha në këtë vit”, shtoi Joshua.
Ish fituesi i medaljes së artë, është konsideruar si mbreti i peshave të rënda pasi mposhti me nokaut legjendën e boksit, Wladimir Klitschkon në Wembley.
Nëse ai arrinë të bëhët boksieri i parë që mbanë katër tituj, atëherë ai beson se duhet të futet në kategorinë e legjendave si Mike Tyson, Mohamed Ali, edhe pse vet ai e ka pranuar që ende nuk është në nivelin e tyre.
I pyetur se nëse do ta krahasonte veten me Tyson dhe Ali, ai është përgjigjur duke thënë se po do të futej në listën e tyre.
“100 përqind, sepse ne kemi arritur diçka të madhe dhe të vlerësuar”, ishte përgjigja e plotë e Joshuas.
Joshua në muajin e kaluar mposhti boksierin francez Carlos Takam, në rundin e 10 pasi gjyqtari i meçit kishte ndërprerë meçin. /arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...