Salla koncertale në ndërtesën e ish-Shtëpisë së Mallrave

15:02 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka paraqitur sot planet e tij për investime kapitale në katër vitet e ardhshme.

Ahmeti, në një konferencë për media që ka mbajtur në sheshin “Skënderbeu” ka thënë se në mandatin e tij të ardhshëm do të ndërtoj sallën koncertale.

Ai ka thënë se synon që kjo sallë të vendoset në ish-Shtëpinë e Mallrave e cila ndodhet në sheshin “Skënderbeu” e ku aktualisht është e vendosur Administrata Tatimore e Kosovës, shkruan arbresh.info/

“Salla koncertale është prioritet pasi e kërkojnë të gjithë. Kemi dy lokacione, e para gjendet prapa nesh, ish-ndërtesa e shtëpisë së mallrave e cila është në menaxhim të AKP-së. Në marrëveshje me qeverinë dhe AKP do të shikonim mundësin e transferimit të ATK-së në një objekt tjetër. Nuk do të ishte projekt i shtrenjtë. Ne marrim obligim që ta përfundojmë këtë projekt. Nuk ka kuptim që ATK-ja të jetë në qendër të qytetit, e sallën koncertale ta lënë më periferi”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka përmendur edhe ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik si dhe ndërtimin e një stacioni të ri të autobusëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme