Rusia nuk ka premtuar të sigurojë një tërheqje të forcave pro-iraniane nga Siria, citoi agjencia e lajmeve RIA ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.
Prezenca e Iranit në Siri është legjitime, citohet të ketë thënë Lavrov nga një agjenci tjetër, Interfax, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, një delegacion i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së ka arritur në Izrael për një takim me homologët e tij izraelitë.
Ata do të fokusohen në Iranin dhe situatën në Sirinë jugore.
Përfaqësuesit e degëve të tjera të sigurisë do të marrin pjesë gjithashtu në diskutimet, të cilat parashihen të mbahen disa ditë pasi, Rusia, SHBA dhe Jordania të nënshkruajnë një marrëveshje mbi një armëpushim në Sirinë jugore./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?