Google ADS

Mënyrat se si Putin po e shfrytëzon Hungarinë për të destabilizuar Europën

14:25 | 14 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka disa aleatë kryesorë në Bashkimin Europian. Në disa vende, aleatët janë pa pagesë. Në disa si Franca dhe Holanda, ata kanë bërë oferta mbresëlënese me para, por edhe kanë dështuar keq.

Në Hungari e tëra është ndryshe. Me një komb prej 10 milionë banorësh në lindje të Austrisë, në perëndim të Ukrainës dhe në veri të Ballkanit, shpirti i Vladimir Putin është Victor Orban.

Me tërë aleatët dhe apologët e Putinit ( dukë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuar), Orban bëri që lufta kundër imigracionit të jetë një nga elementet kryesore të axhendës së tij.

Muajin e kaluar, Hungaria organizoi një konferencë unike për të krishterët e persekutuar. Orban e hapi konferencën duke qortuar Europën për “mohimin e rrënjëve të krishtera” dhe për “lejimin e ektremistëve të rrezikshëm”.

Bilioneri George Soros, dikur mbështetës i Orbanit, tani identifikohet si armiku nëmër 1. Në një deklaratë të fundit publike, Orban e quajti filantropin më të mëdh në botë “djall”, duke pretenduar se “Soros është një duke u përpjekur të shkatërrojë Europën”.

Kjo deklaratë lumturoi pa masë ekstremistët e djathtë kudo në Europë, por edhe në Rusi.

Zyrtarët e Moskës duartrokitën Orbanin, sidomos vendimin e tij për ndërtimin e gardhëve, që për qëllim kishin ndalimin e refugjatëve.

Kremlin ka shpenzuar shumë energji duke u përpjekur që të diskretojë politikat e BE-së në Balltik, Ballkan dhe në Europën Perëndimore, por nuk kishte aspak nevojë që të mundohej për të bindur liderin hungarez, pasi Vladimir Putin dhe Victor Orban ishin të një mendje.

Politikanët hungarez, duke injoruar ligjet e Ukrainës fqinje, vizituan Krimenë e aneksuar dhe Donbasin rebel, vetëm që të tregonin besnikërinë e tyre ndaj Kremlinit.

Putin dhe Orban gjithashtu pajtohen edhe rreth lirive demokratike dhe kërcënimit të supozuar të përfaqësuar nga Soros.

Në vitin 2015, Rusia ndaloi organizatat e sponsorizuara nga Soros.

“Ne mbajmë lidhje të ngushta me të gjithë ideologët e krahut të djathtë në Hungari, sepse ky është i vetmi vend në BE që ka liderë të guximshëm dhe që e thonë atë që të gjithë e mendojnë për emigrantët dhe liberalët”, ha Sergei Markov, këshilltar i Administrata e Kremlinit.

Në të vërtetë, Hungaria është i vetmi vend në Europë ku disa parti të ekstremit të djathtë konkurojnë me partinë në pushtet, gjithmonë duke u shtyer se kush shfaq më shumë urretje për të huajt.

Ksenofobia, frika ndaj të huajve, është patologjike në Hungari dhe frika frymëzon incidente të shëmtuara.

Lajmi se disa fëmijë refugjatë do të mund të vinin për të qëndruar në një bujtinë lokale në Oshenisë, zëmëroi pa masë banorët e fshatit në jugperëndim të vendit.

Për të kuptuar kryeministrin hungrez dhe mbështetësit e tij, duhet të takoheni me Andras Bencsik, kryeredaktor i revistës Demokrata. Në një intervistë ai tha se “Soros është i rrezikshëm, anti-krishterë dhe që po përpiqet të shkatërrojë tërë Europën”.

Sipas tij, Orban dhe partia e tij janë të “guximshme”, edhe pse vetëm 44 përqind e votuesve të regjishtruar dolën në referendumin anti-emigrantë që u mbajt gjatë vitit të kaluar.

Një nacionalist i devotshëm hungarez, Benscik flet rrjedhëm rusisht dhe shpesh merr pjesë në ngjarjet që ndodhin në Ambasadën ruse.

“Jam i lumtur që e shoh Vladimir Putin të vizitojën Budapestin”, tha ai me një buzëqeshje të madhe.

Duket se edhe Orban ka simpati të madhe ndaj Vladimir Putin, pasi në vitin 2014 nënshkroi një marrëveshje kredie prej 12 miliardë dollarësh me Kremlinin për të zgjeruar centralin bërthamor të epokës sovjetike në Paks.

Jozsef Peter Martin, drejtor ekzekutiv i Transparency International në Hungari, thotë se “korrupsioni i mundshëm i kësaj marrëveshje është shqetësim i madh dhe se askush nuk jep detaje rreth marrëveshjes së arritur”.

Çfarë lloj regjimi politik është duke krijur Orban në Hungari?

Sipas Martin, një regjim i tillë i shpër nuk shihet as në Azerbajxhan, apo në Rusi.

“Ky lloj regjimi është diku në mes të demokracisë liberale dhe diktaturës, një lloj regjimi hybrid, në të cilin nominalisht kemi institucione të pavarura dhe zgjedhje të lira, por në veprim është e kundërta”, shtoi ai.

Liberalët në Hungari luftuan për t’i dhënë fund fjalimit të urretjes kundër Sorosit dhe refugjatëve, që janë të papranueshme në Europë. Shumë të rinjë që dolën në protestë në mbështetje të Sorosit, duan që filantropi të kujtohet për ndihmat që ka bërë me dekada, duke dhënë shumë për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencës në Hungari.

Por qeveria është e patolerueshme.

“Shikoni botën rreth jush. Nuk është liberale. Ne jemi këtu për të ndaluar liberalët nga monopolizmi i gjithçkaje”, tha Zoltan Kovacs, një zëdhënës i qeverisë.

Pra militant është qëndrimi anti-liberal i Hungarisë, që mund të ketë frymëzuar edhe agjentët e Kremlinit.

Këto ditë Leonid Reshetnikov që është krytar i bordit të Tsargrad TV, një kanal i krijuar në vitin 2015 nga nacionalista ruse Alexander Dugin dhe oligarku rus Konstantin Malofeyev ( të dy aktualisht nën sanksione të  SHBA-ve) kanë si mision lëvizjen anti-rebele në Kiev dhe anti-perëndimore. Kanali pretendon se ka më shumë se 10 milionë shikues.

“Në qarqet ortodokse, Sorosi konsiderohet djall”, tha Reshetnikov. “Ne jemi të lumtur që Hungaria po tregohet e guximshme dhe po del të jetë një fenet për Bashkimin Europian, që është duke shkuar drejt dështimit”.

Burimi: Daily Beast
Përktheu: arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme