Andrea Barzagli ka kërkuar falje për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror pas ndeshjeve ndaj Suedisë.
Mbrojtësi italian e luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren, së bashku me Gianluigi Buffon, Daniele De Rossi dhe Giorgio Chiellinin.
“Është dita më e keqe për t’u larguar”, ka thënë Barzagli për TMW Radio.
“Është një dëshpërim i madh për ne, kjo pasi kombëtarja i bashkon të gjithë, pa marrë parasysh se tifoz të cilës skuadër janë”.
“Kemi dëshpëruar të gjithë ata që na kanë ndjekur sonte, si ata që na kanë ndjekur në stadium po ashtu edhe nga televizioni. Është e vështirë të flasim për aspektin teknik në këtë kohë, por pasi nuk jemi kualifikuar do të thotë se kemi bërë diçka gabim”.
“Sonte i kemi dhënë futbollit italian një goditje të madhe, por me duhet të vazhdojmë të lëvizim para”, ka shtuar Barzagli.
36-vjeçari nga viti 2004 është paraqitur në 73 ndeshje për Italianë, por nuk kishte fatin të shënon ndonjë gol
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...