Vdekje e dyshimtë në Bardhosh të Prishtinës

11:21 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Policia raporton se një person dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bardhosh, por i njëjti sipas mjekëve është sjellë pa shenja jete.

Ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore , ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme