Google ADS

Nuk do ta besoni çfarë mendonte Panucci për kartonin e kuq të Memushajt

10:54 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ledian Memushaj, është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht ka lënë fushën e blertë.

Në minutën 41-të të takimit, mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj, është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht ka lënë fushën e blertë.

Por, duket se trajneri Panuçi nuk ka qenë në dijeni të faktit që futbollisti ka pasur më parë një karton dhe në konferencën për mediat ka qenë mjaft i irrituar, pasi ka menduar se mesfushori është ndëshkuar nga arbitri për ofendim.

Madje, mësohet se trajneri mund të merrte edhe masa ndaj futbollistit vlonjat që luan në Serinë A te Benevento, përcjell “Panorama Sport”.

Por, menjëherë pas takimit, anëtarë të stafit të Kombëtares kanë informuar trajnerin se kartoni i kuq nuk ishte marrë për ofendim, por për ndërhyrje të rëndë dhe ishte i dyti. Është dashur ky sqarim që tekniku të qetësohet dhe të kalojë këtë moment delikat.

Për mediat, trajneri u shpreh se ishte irrituar me Memushajn në momentin që ai ishte ndëshkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme