Shtypi sportiv italian ka qenë shumë i ashpër me në titujt e sotëm pas eliminimit të “të kaltërve” nga Suedia në fazën play-off të Botërorit.
Për Gazzetta dello Sport ky është: “Fundi, Italia pa Botëror pas 60 vitesh”.
Edhe më kritik titulli i Corriere dello Sport “Të gjithë jashtë”.
TuttoSport gjithashtu nuk kursehet ndaj kombëtares: “Të gjithë në shtëpi”. Në Spanja AS shkruan në ballinë: “Italia nuk do të shkojë në Botëror”.
Ndërsa Marca: “Një Botëror pa Italinë”. Bild (online) gjithashtu si lajm të parë ofron eliminimin e të kaltërve: “Italia jashtë!”.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-0 për suedezët, ndërsa e dyta në San Siro pa gola dhe kështu Italia u eliminua.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Daniele De Rossin, Gianluigi Buffon, Andrea Barzaglin dhe Giorgio Chiellinin. /SS/
Bild:
Cds:
GdS:
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...