Manchester United nuk është më i interesuar në shërbimet e francezit të Atletico Madridit, Antonie Greizmann dhe kanë rikthyer vëmendjen kah uellsiani, Gareth Bale.
Sipas gazetës spanjolle Don Balon, ylli i Realit tashmë është prioriteti kryesor i Jose Mourinhos, transmeton arbresh.info.
Francezi 26 vjeçar ka një rekord mbreslënës në La Lliga për ‘los colchoneros’, për të cilët ka shënuar 62 gola në 120 ndeshje.
Megjithatë, Dom Balon raporton se trajneri portugez nuk është më i interesuar për shërbimet e Greizmann.
Mourinho ka kthyer sytë kah uellsiani Bale, i cili është duke kaluar një kohë të tmerrshëm në Bernabeu, për shkak lëndimeve të shumta.
28 vjeçari do t’i mungojë Real Madridit deri në vitin e ri për shkak lëndimit të tij në pulpin e këmbës.
Raportohet se për shërbimet e Bale është duke shfaqur interesim edhe Chelsea dhe ish klubi i tij Tottenham. /arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...