Shkruan: Elvinë SEFIU
Aeroportet dhe vendkalimet kufitare do të jenë makthi i radhës i të gjithë të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara.
Këta të akuzuar, për të cilët ekziston dyshimi se do të përfshihen ish- eprorë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vërehet se kanë reduktuar edhe vizitat jashtë Ballkanit Perëndimor.
Fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë të sqarojë pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011, me titull “Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshёm i organeve njerёzore nё Kosovё”.
Pas daljes së kёtij raporti, nё shtator tё vitit 2011 Bashkimi Evropian formoi Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), pёr kryerjen e një hetimi tё pavarur tё pretendimeve tё ngritura nё raport dhe krimeve tё tjera nё lidhje me to.
Nё verёn e vitit 2014, TFHS-ja bёri tё ditur se ekzistonin prova tё mjaftueshme pёr ngritje aktakuzash. Pёr shqyrtimin e kёtyre pretendimeve ishte i nevojshёm krijimi i njё institucioni tё pёrshtatshёm pёr procedimin e duhur gjyqёsor.
Autoritetet e Kosovёs arritën marrëveshje me BE-në mbi modalitetet pёr procedimin e këtyre pretendimeve serioze, që janë kundërshtuar dhe hedhur poshtë nga këta ish-eprorë që tashmë mbajnë pozita të larta shtetërore.
Për herë të parë në Kosovë, krahu i luftës drejton pozitat më të larta shtetërore atë të Presidentit, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit. Shumë vartës të tyre të kohës së luftës janë edhe pjesë e legjislativit, dhe mbajnë pozita ekzekutive në Qeveri.
Përkundër kundërshtimeve të mëdha se me themelimin e një Gjykate Speciale po fyhet lufta e çlirimtarëve, edhe zyrtarisht, më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi Nenin 162 tё Kushtetutёs sё Kosovёs dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar, pas njё Shkёmbimi Letrash midis Presidentes sё Kosovёs dhe Pёrfaqёsueses sё Lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe tё Sigurisё nё vitin 2014.
Dhomat e Specializuara përfaqësojnё ҫdo nivel tё sistemit tё gjykatave nё Kosovё – Gjykatёn Themelore, Gjykatёn e Apelit, Gjykatёn e Lartё dhe Gjykatёn Kushtetuese.
Bashkë me BE-në, Dhomat e Specializuara do të mbёshteten financiarisht punёn e gjykatёs edhe nga Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs.
Duke qenë organ i pavarur pёr hetimin dhe ndjekjen penale tё krimeve brenda juridiksionit tё Dhomave tё Specializuara, selia e këtyre Dhomave është vendosur të jetë në Hagë.
Së fundi, është hapur procesi për kërkesat e pranimit si mbrojtës të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, dhe për këtë çështje, në tetor është zhvilluar një takim ndërmjet koordinatorit të Zyrës së Mbrojtjes, David Hein dhe kreut të Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave, Silke Studzinsky, dhe Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, dhe drejtorin ekzekutiv, Yll Zekaj.
Që nga korriku Dhomat e Specializuara janë tërësisht funksionale në aspektin gjyqësor dhe me fillimin e ngritjes së aktakuzave dhe përfshirjes së figurave të larta shtetërore mund të rrezikohet stabiliteti politik dhe social në Kosovë, qeverisje në mungesë të eprorëve dhe protesta pakënaqësie të qytetarëve përfshirë veteranët.
Këtë fakt, dikush e ka ditur kur nuk i ka thënë “Po” pranimit të Speciales, e të tjerët e kanë mësuar me vonesë dhe tash flasin mbarë e mbrapsht për ata që sponsorizuan një “proces drejtësie” të çlirimtarëve.
(Autorja është kryeredaktore në portalin arbresh.info)
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS