Kryetari demokrat i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj u shpreh se nuk ka asnjë çështje civile apo penale as në Itali dhe as në Shqipëri. PS pretendon se Kapllanaj është dënuar me dy vite burg në Italin për vjedhje.
Duke folur për emisionin “Tonight”, Kapllanaj u shpreh se gjithçka rreth tij e ka deklaruar dy vite më parë kur kandidoi. Nëse PS do të kishte pasur një problem, sipas Kapllanajt, mund t’a kishte shqyrtuar në çdo kohë.
“Nuk kam pasur asnjë çështje civile jo më penale as në Itali as në Shqipëri. Çfarë kam pas e kam deklaruar aty e ka pas PS, deklarimin tim ta kishin shqyrtuar në çdo kohë.
Kam blerë një makinë që ishte e vjedhur, nuk më është ndaluar hyrja në Itali, kam rënë viktimë, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjatë viteve që kam në Itali nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Çdo gjë e kam deklaruar në fillim, jam i hapur të hetohem”.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...