Ka mbetur vetëm edhe një lojë e fazës së “Play – off”-it për Kupën e Botës dhe pasi të përfundojë do të tërheqet shorti për fazën e grupeve.
Suedia është skuadra e fundit që ka siguruar një biletë për në Rusi.
Kur dhe ku do të mbahet shorti?
Fifa ka konfirmuar se me një 1 dhjetor do të mbahet shorti për fazën e grupeve, që i bie e premte. Vendi ku do të mbahet është në pallatin e Kremlinit.
Kush është në vazon e parë?
Rusia, Gjeramania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia dhe Franca. Kombëtarja e Anglisë është në vazon e dytë.
Si funksionon shorti?
32 dy ekipe do të ndahen në tetë grupe. Sipas ranklistës të Fifa-s ekipet janë ndarë në vazo, Rusia është futur direkt në vazon e parë.
Kur do të fillojë Kupa e Botës?
Rusia është vendi që do të jetë nikoqiri i Kupës së Botës në verën e ardhshme. Kampionati do të fillojë nga 14 qershori deri më 15 korrik.
Kush është kualifikuar?
Brazili, Gjermania, Argjentina, Belgjika, Kolumbia, Costa Rica, Kroacia, Egjipti, Anglia, Franca, Iralanda, Japonia, Meksika, Maroko, Nigeria, Panama, Polonia, Portugalia, Arabia Saudite, Senegali, Serbia, Korea e Jugut, Spanja, Zvicra, Suedia, Tunisia, Uruguuaji.
/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...