Kur t’i konsumoni këto ushqime në bazë të rregullt ditore, atëherë siguroheni që ushqimi juaj të përfshijë nutriente që parandalojnë bllokimin arterial, duke ndihmuar kështu edhe uljen e kolesterolit.
TËRSHËRA
Tërshëra është lloj i drithit me pak kalori, që përmban fibra dhe ndihmon në eliminimin e kolesterolit dhe helmeve nga muret e arterieve. Konsumimi i rregullt ndihmon që grimcat që prodhojnë kolesterolin të thyhen përgjysmë, duke hequr ato nga trupi përmes gjakut. Konsumoni një gotë (50 g) për kafjall. Mund t’i shtoni në ‘smoothie’, apo edhe me qumësht.
BORONICAT E KUQE
Njihen mirë si burim për antioksidues, boronicat e kuqe janë mënyrë e shëndetshme për ta përmirë- suar shëndetin arterial dhe kardiak. Këto nutriente thyejnë kolesterolin dhe trigliceridet, duke ulur kështu rrezikun për forcimin e arterieve dhe bllokimin e tyre. Fibra në to ndihmon qarkullimin më të lehtë të gjakut nëpër vena. Konsumoni një gotë (200 ml) lëng të boronicave të kuqe së paku 3 herë brenda javës. Mund t’i shtoni edhe në sallatë apo ‘smoothie’.
FARAT ÇIA
Farat çia janë të pasura me aminoacide omega 3, janë opsion shumë i shëndetshëm për njerëzit që preken nga shëndeti arterial dhe ai me qarkullimin e gjakut. Pasi së fundmi janë shumë popullore në lidhje me humbjen në peshë, konsumimi i rregullt i tyre parandalon kolesterolin e lartë dhe trigliceridet. Hidhni një lugë (10 g) me farat çia në lëng apo ‘smoothie’, apo në majë të sallatës. Ose i hidhni në ujë e lëngun e konsumoni 2 deri 3 herë brenda ditës.
PESHKU I YNDYRSHËM
Peshku i yndyrshëm është i pasur me aminoacide omega 3 dhe me antioksidues, që ndihmojnë në heqjen qafe të pllakave dhe lipoideve që dëmtojnë arteriet tuaja. Po ashtu, kontribuojnë në qarkullimin e gjakut, luajnë rol te sëmundjet e zemrës. Konsumoni salmon, ton, sardele, skumbri, merluc. Konsumoni së paku 2 deri 3 shujta me peshk të yndyrshëm në javë, dhe e shtoni në recetat me perime.
SHPARGUJT
Shpargujt përmbajnë më shumë fibra se shumica e perimeve prandaj janë të hatashme për t’i mbajtur të pastra arteriet tuaja. Janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidues që funksionojnë së bashku për të ulur nivelin e kolesterolit të keq si dhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Po ashtu hedhin jashtë lëngjet e tepërta duke ndihmuar edhe me inflamacionet.
DOMATET
Domatet përmbajnë shumë fibra dhe substancën e quajtur likopen, që absorbohet nga trupi e më pas i pastron arteriet. Kjo parandalon formimin e pllakave dhe të kolesterolit. Me shumë pak kalori, kjo perime e shëndetshme bën punë të hatashme duke pastruar gjakun dhe duke reduktuar inflamacionet. Konsumoni (200 ml) lëng domatesh në mëngjes për së paku 3 herë në javë, e shtonin supë apo sallatë.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...