Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj bashkë me Zëvëndës Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli do të marrin pjesë në Përurimin e Projektit “Rregullimi i Liqenit Akumulues në Lumin Ibër”.
Ky projekt është i realizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Komuna e Mitrovicës.
Ky projekt kap vlerën investive rreth 4.2 milionë euro dhe ka për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore në komunën e Mitrovicës.
Lumi Ibër ofron mundësi shumë të mira, por tani me ndërtimin e liqenit akumulues rrjedhës dhe të plazheve, të pushimoreve e shëtitoreve, qytetarët mitrovicas, por edhe ata të komunave të rajonit të Mitrovicës e të Kosovës do të kenë kushte jashtëzakonisht të mira për të pushuar, për t’u freskuar gjatë ditëve të verës dhe për të bërë plazh, pa shpenzuar shumë buxhetin familjar.
Hartuesit e projektit kanë siguruar se pushuesit kosovarë mund të shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet e kafenetë, ndërkohë që do riaktualizohet edhe sporti i lundrimit, i cili dikur ishte një prej sporteve kryesore në qytetin buzë Ibrit.
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë