Google ADS

Turqia i del në ndihmë Irakut pas tërmetit vdekjeprurës

23:39 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Turqia i ka ardhur në ndihmë Irakut, pasi vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 7.3.

Tërmeti la të vdekur më shumë se 400 persona dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri turk, Binali Yıldırım u zotua se Turqia do të qëndrojë me viktimat e tërmetit, duke shtuar se një aeroplan i ngarkesave ushtarake që mbante ndihmë mjekësore dhe 250 tenda u dërgua në Sulaymaniyah në Irakun e veriut.

“Ne duam që ata të dinë se Turqia me gjithë zemër qëndron me vëllerëzit e saj”, tha ai.

Tërmeti ka shkatërruar disa fshatra të tërë./arbresh.info/

5a0957b8d3806c806838fa91

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme