Denoncimi i radhës për drejtorin e doganave të Kosovës mbërrin në zyrën e ministrit Avdullah Hoti por siç shkruan e përditshmja Kosova Sot Ministria e Financave vazhdon të heshtë për skandalet.
“Rafuna, me qëllim të zgjatjes së ‘jetës’ së tij, ka krijuar pozita ‘fantome’, duke ua mundësuar njerëzve të strukturave ‘nëntokësore’ rehabilitimin e tyre, dhe në këtë mënyrë duke përfituar në kohë në ‘privatizimin’ e mëtutjeshëm të Doganës. Përkundër shumë ankesave të vazhdueshme dhe provave materiale, Ministria e Financave vazhdon ta lejojë Rafunën të ‘shkatërroj’ sistemin doganor, duke krijuar anarki strukturale dhe duke avancuar njerëzit e krimit dhe shërbimeve ‘nëntokësore’”, thuhet në denoncimin që i mbërriti edhe kreut të MF -së, sipas kësaj gazete.
Kreu i Doganave, Lulëzim Rafuna, pavarësisht se po lakohet për shkelje të ligjit dhe të abuzimit me detyrën, nuk ka argumente për të justifikuar veprimet që ka bërë deri më tani. Gazeta “Kosova Sot”, ka provuar të bisedojë drejtpërdrejt me të gjatë kohës që u paraqit pranë Komisionit për mbikëqyrjen e financave, por ai me arrogancë nuk ka pranuar, duke sugjeruar se mund të flasim me zëdhënësin. Ndërkohë që zëdhënësi më herët ka marrë një kërkesë nga gazeta “Kosova Sot”, në lidhje me keqpërdorimet e Rafunës në drejtimin e institucionit të Doganës, por që ende nuk kanë kthyer versionin apo qëndrimin e tyre. Zhvillimi i kontrabandës në kanalin e kaltër, ku po favorizohen 40 kompani, por edhe standardizimi dhe zhvatja që bëhet ndaj bizneseve, kanë qenë dy nga temat për të cilat tentuam të marrin një përgjigje nga kreu i Doganave. Por, Rafuna ka zgjedhur të ikë nga dhënia e përgjegjësisë së tij, duke harruar se paguhet me taksat e qytetarëve dhe duhet t’i japë llogari për çdo cent opinionit publik. Ndërkaq, në redaksinë e gazetës “Kosova Sot” ka mbërritur një tjetër denoncim që njëherësh i është dërguar edhe kreut të Financave, Avdullah Hoti, në lidhje me “privatizimin” e Doganës nga Lulëzim Rafuna.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...