40 deputetë britanikë nënshkruajnë një letër mosbesimi për Theresa May

21:08 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 40 deputetë konservatorë britanikë ranë dakord për të nënshkruar një të ashtuquajtur letër mosbesimi për kryeministren Theresa May, tetë më pak nga numri i domosdoshëm 48 që do ta shndërronte këtë letër në mocion mosbesimi dhe që do të detyronte zgjedhjet e reja për lidershipin e partisë, njoftoi gazeta ”Sunday Times”.

May ndodhet nën presionin e zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të kaluar, ku ajo humbi papritur maxhorancën në parlament.

Qeveria e saj ndodhet nën kritika edhe për menaxhimin e negociatave të Brexit me Bashkimin Evropian. Kritikët thonë se gjashtë raundet e negociatave kanë sjellë pak qartësi mbi procesin dhe afatet.

Ndërkohë, gazeta ”Mail on Sunday” njoftoi mbi një letër sekrete që ministrat e kabinetit, Boris Johnson dhe Michael Gove i kanë dërguar Mayt, ku i kërkojnë negociata më të ashpra për Brexit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme