Trajneri Cristian Panucci u shpreh i kënaqur pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë.
Për italianin mënyra se si u arrit fitorja është më e rëndësishme se fitorja.
“Ishte një ndeshje shumë e vërtetë. Kemi luajtur deri në momentin e fundit. Ishte fryt i një punë dhe i angazhimit gjatë gjithë javës. Nuk ka miqësore në ekipin kombëtar. Skuadra përfaqësuese shkon përtej këtyre ndeshjeve”.
“Duhet të punojmë. Kemi pësuar dy gola të evitueshëm. Por edhe ata kanë lojtarë cilësor”
“Nuk i lejoj asnjë futbollisti të kaloj në konfrontime të tilla, aq më tepër me gjyqtarin, ndaj u nxeha me Memushajn.”
“Jam i kënaqur me prezantimin e tyre. Janë pjesë e ekipit kombëtar për të përgatitur një grup të plotë për kualifikueset e Evropianit.”
“Nuk bëhet fjalë për një fitore. Kemi bërë një futboll shumë të mirë. Jemi detyruar të vuajmë pjesën e dytë. Mënyra sesi si arritëm fitoren është më e rëndësishëm se fitorja. Jam shumë i lumtur, për mënyrën sesi djemtë po e perceptojnë atë që unë dua. Do të vijojmë me qetësi dhe seriozitet. Një diçka që dua të them është që nuk di sa vite kishte pa fituar Shqipëria me Turqinë”, ka thënë Panucci pas ndeshjes.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...