Alarmon Britania, sulmet kibernetike nga Koreja Veriore do të bëhen më shkatërruese

20:12 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore do të kryejë më shumë sulme kibernetike në Britani gjatë vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar ish-shefi kryesor i inteligjencës së Britanisë së Madhe.

Shteti komunist tashmë është fajësuar për incidentin që ndodhi me sistemin e shëndetësisë në Britani, por Robert Hannigan, parashikon dëme edhe më të mëdha gjatë vitit 2018, transmeton portali arbresh.info

Ekspertët e sigurisë e kanë quajtur sulmin kibernetik “Wanna Cry” mjaft të sofistikuar.

Përpos sulmeve kibernetike, ai ka paralajmëruar edhe për sulme masive terroriste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme