Visho Ajazi ambasador në NATO, i zë vendin ish-deputetit demokrat

20:09 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lajmi për propozimin e Visho Ajazit si amabasador i Shqipërisë nga Kryeministri Edi Rama mori shumë shpejt dhënë sot në media.

Tashmë pritet që kreu i shtetit të firmosë propozimin e kryeministrit, për Visho Ajazi Likën, i cili është dorëhequr nga detyra e mëparshme më 30 tetor, për të marrë detyrën e re.

Visho Ajazi Lika do të mund të zërë kështu vendin e ish deputeti demokrat Leonard Demi i cili mban postin e ambasadorit në NATO që prej viti 2013

Demi u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama. Më pas Bujar Nishani, presidenti i Shqipërisë ka dekretuar emërimin e tij.Më herët ish-deputeti demokrat kishte mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Parlament.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme