Ylli i Chelseat, Alvaro Morata ka zbuluar se ai e shijon një birrë duke shkuar në shtëpi pas një lojës në Stamford Bridge.
25-vjeçari u transferua nga Real Madridi për shumën e 60 milionë eurove gjatë afatit kalimtar të verës që shkoi dhe është duke shijuar një fillim të sezoni të mirë, pasi ka shënuar tetë gola në 15 paraqitje, transmeton arbresh.info.
Spanjolli ka fituar katër ndeshje në Stamford Bridge që nga kalimi i tij te kampioni anglez dhe ka treguar një gjë shumë të interesante rreth rutinës së tij pas fitoreve në stadium.
“Unë jetoj vetëm pesë minuta larg Stamford Bridge”, ka deklaruar ai për Cadena Ser.
“Nganjëherë pas ndeshjeve unë eci në këmbë për në shtëpi, pasi trafiku është i ngarkuar. Vetëm ndërrojë rrobat, largojë gjërat e Chelseat përndryshe nuk do të ishte e mundur dhe vendosi një kapelë sepse këtu është më ftohtë se sa në Madrid”, shtoi ai.
“Nëse fitojm ndeshjen, unë marrë një birrë për të pirë rrugës për në shtëpi”, përfundoi Morata.
Ai po ashtu ka treguar se flenë pas stërvitjeve të vështira nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte. /arbresh.info/
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...