Anëtari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegovic, ka thënë se sa i përket atij personalisht Kosova është dashur të njihet, por kjo po bllokohet nga kolegët e tij në Kryesi. Izetbegovic ka thënë se ai po angazhohet edhe për zgjidhjen e çështjeve teknike siç është lëvizja e lirë, por politikanët serbë të Bosnjës janë duke bllokuar krejt këtë.
Izetbegoviq ka thënë se për njohjen e Kosovës vendoset me konsensus, duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë.
“Për njohjen e Kosovës duhet konsensus në nivel të B e H. unë jam ai që ka kërkuar që të zgjidhen problemet teknike, komunikimi i njerëzve, Bosnja e Hercegovina e pëson për shkak se ka probleme të komunikimit të mallrave dhe njerëzve me Kosovën. Unë jam një gjenerator i kësaj që e shtyn, që kjo të ndodhë. Mund ta merrni me mend se kush janë ata që e frenojnë këtë. Këta janë politikanët serbë në Bosnjë e Hercegovinë që shpesh janë më rigid se politikanët serbë.
Pa treshen (kryesinë e B e H), nuk mund të merrni vendime në raportet ndërkombëtare. Sa më përket mua, deri tani Kosova është dashur të pranohet. Tani do të zemërohen kolegët tanë, ndërsa përpjekjet tona që kjo mos të ndodhë kanë sjellë probleme brenda BeH, dhe nuk i kanë ndihmuar Kosovës”, ka thënë Izetbegoviq në një intervistë për Deutsche Welle.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...