Manchester United janë duke përgatitur ta thyejnë rekordin e tyre duke nënshkruar me Marco Asensio.
Mesfushori spanjoll i Real Madridit, është synimi i Jose Mourinhos dhe do të dërgojë një ofertë prej 177 milionë euro për 21 vjeçarin, sipas Don Balon, transmeton arbresh.info.
Ky transferim do t’ia kalonte shumës së paguar për Paul Pogba (100 milionë euro), që kishte paguar në vitin 2016 në drejtim të Juventusit.
Gazeta raporton po ashtu se Mourinho ka zhvilluar kontaktet e para me Asension për një transferim të mundshëm.
Raportohet se paga që do t’i ofrohet do të jetë prej 27 milionë euro në vit që i bie në javë 461,000 mijë euro në një kontratë prej pesë vitesh.
Asensio në këtë sezon është duke kaluar në formë shumë të mirë duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar dy asisitime në tetë ndeshja sa është paraqitur.
Ai po ashtu ftohet nga kombëtarja e Spanjës. /arbresh.info/
Përfshihet nga zjarri një vilë në Podujevë
Vodhi pije alkoolike në një market në Lipjan, arrestohet i d...
Krijimi i shtetit bektashi, Rama: Është në harmoni të plotë ...
Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e nj...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Kylian Mbappe tashmë është i rëndësishëm për Real Madridin –...