Google ADS

Rita Ora po i ‘shfrytëzon’ ish-të dashurit për diçka të re

15:13 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ajo ka pasur lidhje me disa meshkuj prej që ka nisur karrierën e saj prej këngëtareje.

Rita Ora e lindur në Kosovë kishte lidhje dashurie me vëllain e Kim Kardashian, Rob Kardashian, James Arthur, DJ-n Calvin Harris e shumë të tjerë.

26 vjeçarja ka deklaruar për the Sun, transmeton arbresh.info se albumi i saj po inspirohet nga bisedat qe kishte me ish-të dashurit  e saj.

“Është si një kapitull i ri, sepse për të qenë e sinqertë, çdo gjë në lidhje me muzikën time ka qenë më me ndikim se lidhjet që kisha”, ka thënë këngëtarja kosovare.

Në listën e ishave të Ritës hyjnë edhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton me të cilin madje pati zhvilluar pushime në qytetin shqiptar, Ulqin, Ricky Hilfiger, djali i dizajnerit miliarder Tommy Hilfiger dhe futbollisti, Dave Gardner./arbresh.info/

rita-ora-and-calvin-harris

rita-ora-and-drake

nintchdbpict000338897699

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme