Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka reaguar në lidhje me çështjen e Kumanovës. Sipas tij procesi ka qenë farsë dhe duhej që të mos ndodhte. Po ashtu Demiraj thotë se dënon me forcë këtë vendim kundër shqiptarëve.
“Heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje, ashtu si dhe në rastin e Ballist Morinës, është e turpshme dhe e rrezikshme. Te gjithë se bashku duhet te ngremë zërin kudo qe shkelen te drejtat dhe liria e Shqiptareve”, përfundon reagimin e tij Demiraj.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq,
Ndjej keqardhje te thelle si të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, FYROM dhe Kumanovë, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar në fillimin e muajit të Flamurit me 7 shekuj e gjysme burg.
Dënoj me forcë procesin farsë të gjykimit antishqiptar, te organizuar pa hetim ndërkombëtar dhe që nuk zbardh as të vërtetën dhe as autorët përgjegjës së tragjedisë dhe tradhetise së Kumanovës.
Autorët realë të tragjedisë së Kumanovës janë ish-kryeministri Gruevski, ish Ministrja Jankullovska dhe daja i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish kreu i Shërbimit të Kundezbulimit të Maqedonisë.
Heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje, ashtu si dhe në rastin e Ballist Morinës, është e turpshme dhe e rrezikshme. Te gjithe se bashku duhet te ngreme zerin kudo qe shkelen te drejtat dhe liria e Shqiptareve. DD.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...