Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës që të dalin masivisht më 19 nëntor në zgjedhje dhe të votojnë kryetarin, Agim Bahtiri.
Kurti, ashtu sikur Bahtiri tha se nuk bënë të lejohet që Mitrovica të kthehet në periudhën e para 2013’tës, shkruan arbresh.info.
“Mitrovica është qytet i njerëzve punëtorëve të ndershëm, patriotë e të kulturuar dhe ne siç tha, kryetari Bahtiri, nuk mund të lejojmë që të kthehemi në periudhën e para 2013’tës. Dilni masivisht në votime sepse neve na nevojitet një fitore masive, gra e burra, të rinj e pleq, nga fshati e nga qyteti, pa dallim moshe në mënyrë që më 19 nëntor të themi që Mitrovica e do Agimin për kryetar”, tha Kurti.
Sipas tij, Agimi e ka gjetur Trepçën dhe Mitrovicën të ndarë mirëpo nuk ka lejuar që të bëhet më keq se që ishte./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?