Grupi i kishës sulmon policinë e Johanesburgut

14:49 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një oficer policie është duke marrë veten në spital, pasi u sulmua nga anëtarët e një kishe.

Incidenti ndodhi kur policët e trafikut u përpoqën të largojnë një makinë që i përkiste njërit prej anëtarëve të kishës së Johannesburgut në Afrikën e Jugut, transmeton portali arbresh.info

Një video që po qarkullon në media, janë disa besimtarë që i afrohen policit, i cili qëlloi në ajër për t’i larguar. Më pas oficeri grushtohet dhe bie në tokë.

Kisha ka mbrojtur veprimet e anëtarëve të saj duke thënë se ata ishin sulmuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme