Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi e ka nisur të hënën fushatën me një takim me komunitetin e biznesit, pasi që sipas tij, zhvillimi, Fondi i Punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve janë prioriteti i tij kryesor për Prishtinën metropolitane.
“Jo rastësisht, takimin e parë në kuadër të fushatës zyrtare për balotazhin e 19 nëntorit po e zhvillojmë me ju- komunitetin e biznesit. Fokusi im kryesor si kryetar i komunës së Prishtinës është zhvillimi ekonomik. Këtë zhvillim ekonomik, unë synoj ta arrij nëpërmjet krijimit të një ambienti të përshtatshëm për zhvillimin e iniciativës së lirë. Unë ju garantoj partneritet konkret dhe raporte të sinqerta bashkëpunimi”, ka thënë Abrashi, i cili shoqërohej nga Arbër Vllahiu i AAK-së.
“Programi i qeverisjes së ardhshme 4 vjeçare të komunës së Prishtinës është program konkret dhe real. Ai është hartuar nga ekspertët më të mirë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga ekspertë të pavarur, në bashkëbisedim me shumë prej afaristëve të suksesshëm dhe në bashkëbisedim me qytetarët e komunës së Prishtinës. Qytetarët e komunës së Prishtinës, përmes sugjerimeve dhe kërkesave të tyre konkrete, i kanë dhënë formë dhe përmbajtje programit tim. Ky program tash është shndërruar në kontrate me qytetarët”, ka thënë Abrashi.
Ai ka shtuar se synimi i tij është zvogëlimin e papunësisë, rritjen e standardit të jetesës, aktivizimi i potencialeve për rritje ekonomike, krijimi i mundësive për investime të reja dhe rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve.
Abrashi ka thënë poashtu se programi i tij konsiston në qasjen metropolitane në zhvillim ekonomik të Prishtinës.
Gjithashtu një kujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe grave dhe grupeve të margjinalizuara, të cilët do të përkrahen në masë të madhe dhe të drejtpërdrejtë subvencionim i pagave, vetëpunësimi, praktika në punë dhe trajnim në punë, grante për biznese, grante për start-up dhe inovacion, grante dhe përkrahje profesionale për gratë dhe grupet e margjinalizuara, punë publike, brenda mandatit 4 vjeçar do të përkrahen mbi 30,000 persona duke i dhënë prioritet të rinjve.
Në fjalimin e tij Abrashi ka prezantuar edhe projektin për uljen e tatimit në pronë,zhvillimi e Rajonit të Gollakut, investimet në Parku Nacional “Gërmia”, përkrahje për sektorin e bujqësisë, terminalin multimodal, transmeton Klan Kosova
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?