Google ADS

Gjuriq: Prishtina po frenon themelimin e Asociacionit me ndihmën e ndërkombëtarëve

14:42 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se vonesa në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe po bëhet me miratimin e ndërkombëtarëve, transmeton portali arbresh.info

Gjuriq ka thënë se nuk beson që Prishtina në mënyrë të pavarur po e vonon krijimin e Asociacionit, sepse çdo lëvizje ose dështim për ta bërë këtë ka një miratim të heshtur ose të qartë të bashkësisë ndërkombëtare.

“Për gjashtë vjet ne marrim pjesë në bisedime, 236 takime, falë Zotit që kemi shpëtuar paqen, por nuk kam parë ndonjë lëvizje më të rëndësishme që Prishtina tërhoqi ose nuk u tërhoq, dhe se për një gjë të tillë nuk kishte miratimin e heshtur apo të qartë të atyre që i mbështesin ata në pjesën e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme