Macron nderon viktimat e sulmeve xhihadiste në Paris

13:57 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris në vitin 2015.

Një sulmues vetëvrasës dhe të shtëna me armë lanë të vdekur 130 persona dhe qindra të plagosur, transmeton portali arbresh.info

emmanuel macron

I vetmi i dyshuar që i ka mbijetuar masakrës, Salah Abdeslam po mbahet në izolim dhe është nën mbikëqyrje të vetëvrasjes.

Ai besohet të jetë marrë me logjistikën e grupit që sulmuan një stadium, kafene dhe klub nate.

Por mediat franceze raportojnë që ai ka folur vetëm njëherë, duke i qëndruar të drejtës së tij për heshtje, përkundër që është përballur me gjykatës gjashtë herë.

Hetuesit thonë se dosja kundër tij mund të mos kompletohet deri në pranverën e vitit 2019./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme