“Mali i Zi paska qenë shtet budallë që na paska lonë stacion policie në Kullë deri në vitin 2009,” është shprehur Shpejtim Bulliqi, në tone të ashpra, derisa po shpaloste argumentet rreth kufirit për Malin e Zi.
Ekzistimi i një stacioni policie sipas tij, dëshmon se kufiri ka qenë në Kullë, raporton arbresh.info.
“Pika kufitare ku Kosova e ka është tek Uji i Sali Agës, shihni marrëveshjen e MPB me palën malazeze. Ku o kufiri sot, nuk është në Kullë. Vula e tregon realitetin, që kufiri jonë ka qenë në Kullë e jo në Savina Vodë,” shprehet Bulliqi.
“Prej kësaj shkrese neve na ka zbritë kufiri deri në pesë kilometra.”
Shpejtim Bulliqi, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
“Edhe aksidentet në Kullë i ka menaxhu pala kosovare.”
Në këtë komision ai po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve rreth Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.
Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i LDK-së në Qeverinë e Isa Mustafës, ka qenë ndër më të zëshmit kundër marrëveshjes, duke u shprehur i bindur se Kosova i humbë 8 mijë hektarë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në ditët e para të qeverisjes ka emëruar Bulliqin në pozitën e tanishme për të qartësuar pretendimet për humbje të territorit.
Nga ana tjetër, autoritetet e Malit të Zi, marrëveshjen për kufirin me Kosovën e shohin si çështje të mbyllur.
Ngjashëm edhe ShBA dhe BE, kërkojnë që marrëveshja të ratifikohet dhe kështu t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...