Google ADS

Reagon AAK: Nuk ka koalicion me VV-në në Kaçanik

11:11 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Kaçanik ka reaguar lidhur me plasimin e lajmin për përkrahjen e ofruar nga kjo parti në drejtim të kandidatit të Vetëvendosjes, në Kaçanik.

Sipas tyre, një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se AAK nuk ka asnjë marrëveshje për të përkrahur kandidatin VV-së, në garën për balotazh në këtë komunë, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që është pikërisht kandidati i AAK-së në këtë komunë, Ylber Bajra i cili ka bërë të ditur se AAK do të ofrojë përkrahje për kandidatin, Basri Kodra nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë.

Ky është reagimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton qytetarët e komunës së Kaçanikut dhe opinionin e gjerë se lajmet e dhëna sotë në medie të ndryshme, rreth koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë janë të pavërteta dhe të plasuara me qëllim për të shkaktuar huti tek antarësia jonë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka asnjë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e VV-së në garën për balotazh në këtë komunë.

Për çdo marrëveshje aventuale qytetarët e Kaçanikut do të njoftohen me kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme