Google ADS

Qysh në takimin e dytë, ish-komisioni e ka ditur se po humbet territor

10:35 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ish-komisioni ka tejkaluar kompetencat e veta për demarkimin dhe mirëmbajtjen e kufirit kur ka vendosur një vije të re kufitare, raporton arbresh.info.

Këtë e ka deklaruar, Shpejtim Bulliqi, i mandatuari i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Sipas Bulliqit raporti nuk është përfunduar duke prezantuar disa aspekte teknike rreth punës të ish komisionit.

“Që në takimin e dytë pala kosovare e ka ditur se Kosova po humb territor,” është shprehur Bulliqi, derisa po raporton para Komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane.

Mos ratifkimi i Marrëveshjes që percakton kufirin me Malin e Zi po mbanë peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme