Google ADS

Bulliqi: Komisioni i kaluar i demarkacionit, i jashtëligjshëm

10:22 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka thënë sot se ish-komisioni për përcaktimin e vijës kufitare ka qenë i jashtëligjshëm dhe nuk ka pasur asnjë ide se çka është duke vepruar.

Këtë deklaratë, Bulliqi e bëri gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, shkruan arbresh.info.

Sipas Bulliqitit ish-komisionit nuk është bazuar në marrëveshje ndërkombëtare por vetëm në një ligj të Kosovës.

Ai ka thënë se ky Komision ka tejkaluar kompetencat e veta.

“Nga ajo që deri sot ne kemi gjetur nga punën e ish-komisionit është se Komisioni që është formuar tash ka një bazë krejt tjetër juridike. Baza juridike e ish-komisionit shtetëror ka qenë një ligj i brendshëm dhe jo një marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka shtuar se serioziteti i Komisionit aktuale është në nivelin më të lartë të mundshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme