Armiq në Kuvend, partnerë në komuna

08:40 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lëvizja “Vetëvendosje” e kritikon ashpër Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, por me partinë e tij ka bërë koalicion para balotazhit në Kamenicë, njëjtë siç ka vepruar edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Partia më e madhe parlamentare në vend është deklaruar se “vija të kuqe” për bashkëqeverisje në nivel lokal ka vetëm me PDK-në e Kadri Veselit.

Edhe LDK-ja ka vendosur të bashkëpunojë me AAK-në në Prishtinë, në mënyrë që kjo ta përkrahë kandidatin e saj Arban Abrashin ndonëse në Parlament partia e Isa Mustafës është pjesë e opozitës, etj.

LVV-ja vetëm me PDK-në ka “vija të kuqe”

Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, gjatë një interviste ditë më parë dhënë “Zërit” bëri të ditur se kjo parti ka “vija të kuqe” me PDK-në si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal.

“PDK-ja nuk vjen në shprehje, në disa raste edhe LDK-ja është e papranueshme për shkak të historikut dhe kandidatit që e kanë dhe në këtë drejtim ne do ta mbajmë një pozicion që mund ta quash qoftë neutral, qoftë abstenues. Në Komunën e Dardanës kemi diskutuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku është arritur marrëveshja. Pra janë këto marrëveshje, të cilat ne sipas statusin tonë duhet t’i diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe t’ua japim dritën përfundimtare secilës marrëveshje veç e veç”, ka thënë Ymeri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme